Lëkundje tërmeti në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
30 Shtator 2024, 23:37 | Ballkani

Lëkundje tërmeti në Maqedoninë e Veriut

Një tërmet relativisht i lehtë është regjistruar gjatë mbrëmjes së të hënës në Shkup.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ishte 3,3 i shkallës rihter dhe me një thellësi prej vetëm 6 kilometrash. Epiqendra e tërmetit ka qenë 11 kilometra në veri të Berovos, shkruan A2.

Nuk ka raportime për dëme materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos