“Nëntoka serbe po tenton të destabilizojë Malin e Zi dhe Bosnjen”, Abazi: Kurti kërkon të tregojë muskujt

Nga A2 CNN
30 Janar 2024, 22:07 | Ballkani

“Nëntoka serbe po tenton të destabilizojë Malin e Zi dhe

Ish-zv.kryeministri dhe deputetit Haki Abazi i ftuar në Debat foli dhe për vizitën e të dërguarit të BE, Miroslav Lajçak në Kosovë.

Abazi e cilësoi angazhimin e Lajçak të mekur, teksa foli dhe për zhvillimet e fundit në rajon ku Serbia po tenton të destabilizojë Malin e Zi dhe Bosnjën.

“Angazhimi i Lajçak është i mekur, rezultatet janë minimale, kundrejt një targeti që është i ulët. Nga njohja, u reduktua tek normalizimi i marrëdhënieve, apo targat e dinari. Vektorët e veprimit janë të kundërt. Nëntoka serbe po tenton të destabilizojë Malin e Zi dhe Bosnjen, teksa Kurti tenton ta tregojë veten si vektor dhe të mbledhë opozitën maqedonase në zyrën e tij për të treguar muskujt. Kurti po mbahet si fajtor për moszbatimin e marrëveshjeve dhe Kosova do të vijojë të jetë nën sanksione”, tha Abazi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos