Sondazh: A kujdeseni për datat e skadencës së produkteve ushqimore?
  • Gjithmonë 69%
  • Rrallë 19%
  • Asnjëherë 13%

“Të kanalizohen investimet në zonat shqiptare në Maqedoni”, Andoni: Në Tetovë nuk pastrojnë as mbeturinat

Nga A2 CNN
30 Janar 2024, 21:25 | Ballkani
“Të kanalizohen investimet në zonat shqiptare në

Analisti Ben Andoni, i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, u shpreh se partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk kanë plotësuar një gjë të mëdha për shqiptarët që është ana ekonomike. Këtu, ai solli këtu elementin ekonomik dhe rastin e Tetovës.

“Duhet t’iu theksoj një element që po shmanget, elementi ekonomik. BDI është një parti jashtëzakonisht e organizuar në mënyrë kapitale dhe ka marrë jo vetëm përgjegjësi të mëdha. Slogani “për një kryeministër shqiptar” e arriti qëllimin, por BDI dhe partitë e tjera shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk kanë plotësuar një gjë të mëdha për shqiptarët. Ju e dini që Tetova ka qenë një nga qytetet industriale më të zhvilluara të ish-Jugosllavisë, sot është një nga qytetet më të mjeruara. Ka dy universitetet dhe nuk ka librari, teatër, industri. Shqiptarët administrojnë Tetovën dhe nuk pastrojnë as mbeturinat. Përgjegjësia e madhe i bie BDI, e cila duhet të kishte kanalizuar një pjesë të investimeve në zonat shqiptare. Shqiptarët po tregojnë që janë aktorë, por përpara politikës është ekonomia”, tha Andoni.

Talat Xhaferi është në pikën më të lartë të kurbës së tij të meritokracisë. Kryetar i parlamentit është posti më i lartë për shqiptarët. Nëse vutë re, kur fliste zoti Xhaferi, shqiptarët janë bilingue, ata ishin të gjithë me kufje. Maqedonasit duhet ta kenë të rrënjosur këtë pjesë të qëndrimit me shqiptarët, por kjo nuk mund të realizohet kur je i dobët ekonomikisht”, tha Andoni.

A2 CNN Livestream

Dita jonë