“Do të mbrojmë vendin nga agresorët!”, Serbia me sistem anti-dronë nga Rusia: Jemi superfuqi e tankeve!

Nga Rosalba Bejdo
30 Janar 2024, 15:56 | Ballkani

“Do të mbrojmë vendin nga agresorët!”, Serbia me

Ndërsa Kosova po përpiqet të fuqizojë kapacitetet ushtarake me ndihmën e Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara, Serbia mbështetet tek aleati historik Rusia. Presidenti Aleksandër Vuçiç njoftoi të martën se Beogradi do ta prezantojë muajin e ardhshëm një sistem për mbrojtje ndaj dronëve, të quajtur Repellent, të cilin e ka blerë nga Moska.

Prezantimi i tij do të behet në Festën Kombëtare të Serbisë më 15 shkurt në qytetin jugor Nish. Gjatë një vizite në kazermën Topçider në kryeqytetin serb më 30 janar, Vuçiç u zotua se do të mbrojnë vendin nga çdo agresor i mundshëm.

“Ne po përgatitemi të shpëtojmë vendin tonë, pasi në kushtet aktuale nëse nuk ke një ushtri të fuqishme, nuk do të kesh as komb e as shtet. Duhet të fuqizojmë siç duhet mbrojtjen tonë dhe konceptin e të ashtuquajturës mbrojtje totale.”, tha Vuçiç.

Sipas tij, nga buxheti i Serbisë janë ndarë para për 701 sisteme komplekse të armëve nga industria vendase, ndërsa mbi 850 të tjera do të sigurohen javën e ardhshme. Ai përsëriti se Serbia është një "superfuqi rajonale e tankeve" dhe se është "afër kompletimit të baterisë së tretë të sistemit raketor të mbrojtjes ajrore, FK-3, nga Kina".

Vuçiç njoftoi për sistemin e ri anti-dron disa javë pasi Shtetet e Bashkuara e pranuan një kërkesë nga Kosova për blerjen e raketave anti-tanke Javelin, e pas marrëveshjes ushtarake me Turqinë. Të martën, në po të njëjtin event ku ishte i pranishëm edhe kreu i Republikës Serbska, Milorad Dodik,  ministri serb i Mbrojtjes, Milos Vuçeviç lëshoi një paralajmërim të fortë, lidhur me marrëveshjen Kosovë - Turqi. 

“Gjykata e Lartë dhe Ministria e Mbrojtjes, që është Shteti i Serbisë do të përgjigjen në mënyrën e duhur, jo vetëm politikisht, por edhe duke përshtatur kapacitetet tona ndaj sfidave, rreziqeve e madje edhe kërcënimeve ndaj atdheut tonë.”, deklaroi Vuçeviç.

Sipas tij, pyetja që ngrihet është për kë dhe për çfarë po armatoset, e ashtuquajtura ushtria e Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos