Sondazh: A kujdeseni për datat e skadencës së produkteve ushqimore?
  • Gjithmonë 69%
  • Rrallë 19%
  • Asnjëherë 13%

Pas ushtrisë, Kosova përforcon policinë, blen në Kroaci armë të reja me rreze të gjatë veprimi

Nga Ideal Gola
26 Janar 2024, 20:15 | Aktualitet

Së fundmi, policë të Kosovës janë pajisur me armë të gjata dhe kjo vlerësohet mjaft pozitive në misionin për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në tërë territorin e Republikës. Sasia e tyre nuk është bërë publike, por Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se i bleu nga Kroacia.

Karakteristikë e këtyre armëve janë që gjatësia ose perimetri i tyre që është 800 metra dhe janë fleksibile me rreze të veprimit. Gjithashtu këto armë janë lehtë të përdorshme. Edhe patrullat i kanë kryer trajnimet e nevojshme për përdorimin e tyre”, tha nënkoloneli, Refki Morina.

Policia e Kosovës vlerësohet si një ndër më të mirat në rajon. Ajo posedon armë të llojeve të ndryshme, kryesisht prodhim austriak, amerikan dhe gjerman, ndërsa në këto vende trajnohen edhe efektivët e saj.

Besoj se Policia jonë, duke filluar prej njësive më elite janë të pajisura me armatime më moderne, kanë trajnime të vazhdueshme, jo vetëm brenda Republikës, por edhe jashtë, SHBA, Gjermani dhe vende të Bashkimit Evropian, policitë që janë më të ngritura profesionale dhe ekspertë të lëmive të ndryshme”.

Forca e Sigurisë nuk mund të jetë në Veri, por Policia e Kosovës i tregoi grupeve që tentojnë të destabilizojnë vendin se çfarë i pret me rastin e Banjskës.

Akti terrorist në Banjskë e ka nxjerrë në pah profesionalizimin e Policisë së Kosovës dhe e ka treguar në vende të tjera, edhe Serbisë, që në një mënyrë ose tjetër mundohen ta atakojnë shtetin tonë, sovranitetin, se kemi një polici mjaft profesionale, e aftë, që është në gjendje të ballafaqohet me grupe të tilla sikur grupi i Banjskës”.

Fjalë të mira ka edhe për menaxhimin e situatës në veri të vendit, pas ngjarjes së rëndë në Banjskë.

Mendoj se është duke u bërë një menaxhim shumë i mirë i Policisë së Kosovës dhe menaxhmenti është duke kryer punën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ky menaxhim që bëhet atje është shembull edhe për vende të tjera se si policia duhet të jetë e trajnuar dhe profesionalisht e aftë të mbrojë vendin, territorin, varësisht a në jug a ne veri, në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë