Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 46%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 4%
  • Asnjëherë 32%

Kosova heq imazhin e Vuçiç nga veriu, Zveçla: Simboli i vetëm nga Serbia do jetë ambasada e saj

Nga A2 CNN
25 Janar 2024, 13:26 | Aktualitet

Kosova heq imazhin e Vuçiç nga veriu, Zveçla: Simboli i

Ministri i Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, bëri me dije se, këtë të enjte, ka nisur heqja e billbordeve të paligjshme në veri, të cilat shfaqnin imazhe të presidentëve Vuçiç, Putin, por edhe drejtuesve të tjerë serbë që njihen për qëndrimet e tyre të ashpra kundër Kosovës.

“Sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve, të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës”, shkruan Zveçla.

Ministri shton se simboli i vetëm i Serbisë, brenda shtetit të Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

“Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”, deklaroi Sveçla.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi