“Serbia ka pretendime territoriale”, Kosova fuqizon mbrojtjen, ekspertët: Më shumë armatime dhe ushtarë

Nga Ideal Gola
23 Janar 2024, 19:32 | Aktualitet

Fuqizimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës shihet si domosdoshmëri për shkak të situatës së tensionuar.  Pas sigurimit të dronëve “Bayraktar” dhe raketave kundërtank “Javelin”, ekspertët e sigurisë shprehin domosdoshmërinë që Kosova të vijojë armatimin.

Ata shpresojnë që Shtetet e Bashkuara, Britania por edhe Turqia të vijojnë armatosjen e Kosovës.

Duke pasur parasysh situatën e sigurisë në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor, duke pasur parasysh që fqinji verior që ka pretendime të hapura territoriale ndaj Republikës së Kosovës, Kosova padyshim që duhet të merr masat e saj që Forcën e Sigurisë së Kosovës, ushtrinë e saj, ta fuqizojë me blerjen e armatimeve”, tha ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli.

Armatosja me Javelin vjen në kohën më të nevojshëm për Kosovën ngase Serbia vazhdon avazin e vjetër rreth pajisjeve luftarake gjithandej dhe vënien në funksion të shërbimit të detyrueshëm ushatrak. Një armatim i tillë është i nevojshmëm për t’ju kundërvënë një mundësie eventuale të një ndryshimi të gjendjes së sigurisë në Ballkan, gjithashtu në Kosovë”, deklaroi eksperti i Sigurisë Nuredin Ibishi.

Forca e Sigurisë së Kosovës aktualisht është në fazën e dytë të tranzicionit drejt shndërrimit në Forcë me kapacitete ushtarake, proces ky që është parashikuar të mbyllet më 2028. Ekspertët rendisin edhe prioritetet që duhet të ketë Ministria e Mbrojtjes, sidomos edhe në shtimin e numrit të ushtarëve të rinj.

Të rritet numri i ushtarëve, të arrihet numri 5 mijë. Të mendohet për aktivizimin e rezervës. Qeveria duhet sa më shpejtë të nxjerrë Ligjin për mobilizim që nuk e kemi dhe blerjen e armatimeve, sidomos të artilerisë”, shtoi ish-koloneli FSK-së.

Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojë me armatim, pajisje, por edhe me trajnime dhe ngritje të kaapciteteve njerëzore por edhe materiale që këtë fazën e tranzicionit, që pritet të përfundojë në vitin 2028, që të kalojë në fazën më të shpejtë me qëllim që në aspektin luftarake këto formacione të FSK të jenë të gatshme për kundërvënie apo për luftë. Qeveria e Kosovës ka parashikuar që gjatë këtij viti të rekrutojë 600 ushtarë të rinj, ndërsa ka thënë se do të ketë edhe blerje të armatimeve të reja pa dhënë detaje të tjera”, shtoi Ibishi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos