Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

Dita e Kosovës në Davos, Kurti dhe Vuçiç zhvillojnë takime ndarazi me Lajçakun

Nga Xhevahir Qardaku
17 Janar 2024, 16:19 | Aktualitet

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë kthehet në një prej temave kryesore të Forumit Ekonomik Davos. Kryeministri Albin Kurti do të takohet me ndërmjetësuesin e Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, në qytetin zviceran.

Gjithashtu edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojë një bisedë me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Nuk është konfirmuar nëse do të ketë një takim mes Kurtit dhe Vuçiçit, pavarësisht se nga Brukseli kanë hedhur poshtë mundësinë që formati i dialogut të zhvendoset në Davos.

Më herët, kryeministri i Kosovës takoi zëvendës Sekretarin për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James O’Brien. Në Davos të Zvicrës, ata diskutuan një sërë çështjesh, por me fokus të veçantë tek siguria. Nga ana tjetër, Vuçiç paralajmëroi se ndalimi i përdorimit të dinarit, monedhës zyrtare serbe në Kosovë, do të vendosë në dyshim të gjitha proceset për normalizimin e raporteve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu