Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka lëshuar një paralajmërim të fortë, që duket se shkon në drejtim të Serbisë.
“Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak, apo pse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës”, shkruan diplomati i presidentit Biden duke përkujtuar masakrën e Reçakut.
Hovenier shton se e mban mend shumë mirë atë ditë. Gjithashtu, ambasadori amerikan citon fjalët e Martin Luther King kur thotë se “Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo”. (A2 Televizion)