Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 82%
  • Ndikimi i shoqërisë 12%

25 vite nga masakra e Reçakut, liderët kërkojnë që Serbia të dënohet për krimet e luftës

Nga A2 CNN
15 Janar 2024, 10:47 | Aktualitet

Kosova përkujton sot 25-vjetorin e masakrës në Reçak, ku forcat serbe vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Zyrtarë të lartë të Prishtinës zhvilluan homazhe, duke përkujtuar të rënët në kompleksin memorial të ngritur në nder të tyre.

Mesazhi i Presidentes Osmani, kryeparlamentari Konjufca dhe kryeministrit Kurti ishte në një linjë duke kërkuar dënimin e Serbisë për krimet e kryera.

Osmani tha se shqiptarët u masakruan në mënyrë brutale nga regjimi i Millosheviçit, ndërsa presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mohon masakrën dhe arreston e torturon ata që vendosin lule mbi varret e fëmijëve të luftës.

25 vjet pas luftës e pas Masakrës së Reçakut, jemi këtu jo vetëm për të nderuar viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit, por për të përsëritur thirrjen tonë për drejtësi. Drejtësia i jep kuptim paqes, lirisë, e është e domosdoshme për pajtim. Edhe sot jemi këtu për të nderuar të rënët, të gjithë ata që duarthatë u masakruan në mënyrë brutale, duke kryer krime kundër njerëzimit nga regjimi i Millosheviqit. Jemi këtu për të falënderuar sërish ambasadorin William Walker që u bë zëri i viktimës kur në një kohë s’kishim zë. Kur kishim nevojë për mbrojtjen e botës demokratike, Masakra e Reçakut ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës.

Kryeministri Kurti, pas homazheve tha se fakti që civilët e vrarë nuk u varrosën deri pas katër javësh është tregues që Serbia është përpjekur ta deformojë të vërtetën e kësaj masakre.

Ai po ashtu vlerësoi rolin e ish-ambasadorit Walker, pasi u kujdes t'i tregonte botës të vërtetën e Reçakut pa filtra dhe dënoi terrorin serb.

Më 15 janar, në një dimër jashtëzakonisht të ftohtë, pati ndodhur ky krim makabër, ndërkaq varrimi i 45 civilëve ka ndodhur katër javë më vonë sepse ka pasur luftë të madhe për kufomat. I kemi edhe 11 ushtarë të UÇK-së që kanë rënë në betejë për mbrojtjen e trupave të masakruar nga Serbia dhe ato katër javë tregojnë se Serbia është përpjekur ta deformojë të vërtetën, ta justifikojë krimin dhe prandaj po e theksoj edhe një herë rëndësinë e së vërtetës nga mendja, sytë, veshët dhe goja e ambasadorit William Walker, të cilit i jemi përjetë falënderues e mirënjohës për shkak se në një moment vendimtar historik për popullin tonë e foli të vërtetën dhe vetëm të vërtetën."

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu