Serbia ende mohon krimet, përkujtohen viktimat e masakrës së Reçakut në Kosovë

Nga Ideal Gola
15 Janar 2024, 10:27 | Aktualitet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjfuca dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak për të nderuar 45 civilët e vrarë në 25-vjetorin e masakrës që ndryshoi historinë e Kosovës.

Bashkë me krerët shtetërorë ishte i pranishëm në homazhe edhe ambasadori William Walker, i cili i dha jehonë kësaj masakre më 1999 duke e cilësuar atë “krim kundër njerëzimit”.

Liderët shtetërorë kanë kërkuar që përgjegjësit për kryerjen e këtij krimi të dalin para drejtësisë, ndërsa Walker tha se është i emocionuar sa herë kthehet në Reçak.

Për ish-ambasadorin amerikan, fëmijët e fshati kishin përgatitur buqeta me lule dhe letra falënderimi.

Në Reçak homazhe bënë edhe kryetari i LDK-së, Lumi Abdixhiku, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, si dhe ambasadorë të akredituar në Prishtinë dhe përfaqësues të institucioneve të tjera.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi