Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

“Anëtarësimi lidhet direkt me dialogun”, BE nuk ndëshkon Serbinë për Banjskën: Presim hetimin e Kosovës

Nga Xhevahir Qardaku
25 Janar 2024, 20:55 | Aktualitet

Mes thirrjeve të vazhdueshme nga autoritetet në Kosovë për ta shkëputur procesin e integrimit me atë të bllokut, Bashkimi Europian e bën të qartë se diçka e tillë nuk mund të ndodhë.

Zëdhënësi Peter Stanoi deklaroi se anëtarësimi i Kosovës në bllok është një proces që lidhet drejtpërdrejte me dialogun Prishtinë-Beograd. Lidhur me ndëshkimin e Serbisë për sulmin në Banjskë, Stano tha se Brukseli pret ende rezultatin e hetimeve nga autoritetet e Kosovës.

Rruga e Kosovës dhe Serbisë për në Bashkimin Europian kalon përmes dialogut. Me pak fjalë, nëse nuk ka progres në dialog nuk do të ketë as në procesin e anëtarësimit. Kjo është e qartë dhe është vulosur në një sërë dokumentesh dhe konkluzionesh të Këshillit, por edhe në kornizën negociuese të Serbisë, gjithashtu edhe në komunikatën e zgjerimit dhe në raportet për Kosovën dhe Serbinë të këtij viti. Sa i përket Banjskës, nuk kam asgjë të re për të thënë. Bashkimi Europian ende po pret raportin final të hetimit që po kryhet nga autoritetet e Kosovës. Hetimi zyrtar është në duart e Kosovës. Sapo të shohin rezultatin përfundimtar, atëherë sigurisht që do ta analizojmë, rishikojmë dhe më pas do të nxjerrim pasojat e nevojshme pa komentuar deklaratat individuale të askujt. Është e qartë se BE pret bashkëpunimin të pakushtëzuar nga të gjithë që mund të kontribuojnë në zbardhjen e asaj çfarë ndodhi vërtetë, cilët janë fajtorët, kush e organizoi dhe kush mori pjesë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli