Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 82%
  • Ndikimi i shoqërisë 12%

Serbia “i jep detyrat” Lajçakut, Vuçiç: Duam zgjedhje, dinarin serb dhe asociacionin në Kosovë

Nga Xhevahir Qardaku
29 Janar 2024, 19:25 | Ballkani

Serbia “i jep detyrat” Lajçakut, Vuçiç: Duam

Ndërmjetësuesi europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, zhvilloi një vizitë zyrtare në Beograd.

“Me presidentin Aleksandër Vuçiç bisedova për perspektivën strategjike për vitin 2024, bëmë një bilanc mbi gjendjen e dialogut dhe folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”.

Edhe Vuçiç dha versionin e tij të takimit që zgjati më shumë se një orë. Në deklaratën zyrtare, presidenti serb duket sikur i ka dhënë disa detyra Lajçakut, duke kërkuar që BE t’i bëjë presion Kosovës që të formojë asociacionin, të mbajë zgjedhje në katër komunat veriore dhe të lejojë qarkullimin e dinarit serb në territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërmjetësuesi është takuar dhe me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç, me të cilin diskutoi për mundësinë e një takimi në Bruksel. Lajçak do të vizitojë edhe Kosovën gjatë të martës, ku duket se do të pritet vetëm nga kryenegociatori Besnik Bislimi dhe jo nga kryeministri Albin Kurti.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu