Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

Hovenier takon guvernatorin e Bankës së Kosovës: Shtyni zbatimin e vendimit për dinarin

Nga A2 CNN
29 Janar 2024, 11:52 | Aktualitet

Hovenier takon guvernatorin e Bankës së Kosovës: Shtyni zbatimin

Ambasadori amerikan i Prishtinë, Jeff Hovenier, i ka kërkuar guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, që të shtyjë zbatimin e vendimit për përdorimin vetëm të valutës euro sa i përket operacioneve me para të gatshme. Në një postim në rrjetet sociale ai deklaroi se është takuar me guvernatorin Ismaili, të cilit i ka përsëritur shqetësimin e SHBA-së dhe vendeve të tjera të QUINT-it.

“Sot pata një takim produktiv me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili. Përsërita shqetësimet e SHBA-së për zbatimin e rregullores së ndryshuar për operacionet me para. Ne kërkojmë që zbatimi të shtyhet për të lënë kohë të mjaftueshme për tranzicion efektiv dhe komunikim publik për të zbutur ndikimin negativ te qytetarët”, shkruan ambasadori amerikan.

Serbët në Kosovës e kanë cilësuar këtë si një vendim që do t’iu pamundësojë atyre të përdorin dinarin.

Rregullorja e miratuar nga BQK-ja, është parashikuar të hyjë në fuqi më 1 shkurt.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli