Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

Ndalimi i dinarit serb, Quinti i kërkon Kosovës të pezullojë vendimin

Nga Xhevahir Qardaku
28 Janar 2024, 16:45 | Aktualitet

Ndalimi i dinarit serb, Quinti i kërkon Kosovës të pezullojë

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë kërkuar që Kosova të pezullojë zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që ndalon pagesat në dinarin serb.

Përmes një deklarate të përbashkët, diplomatët thanë se pezullimi i vendimit do të duhej të bëhej për të “mundësuar një periudhë të mjaftueshme tranzicioni dhe për komunikim të qartë dhe efektiv publik”.

“Çështja duhet të diskutohet më tej në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian”, lexohet në deklaratë. Ambasadorët e QUINT-it pranojnë se rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme, që pritet të hyjë në fuqi më 1 shkurt, synon të reduktojë paratë e falsifikuara dhe të ruajë stabilitetin financiar.

Ata shprehin shqetësim të theksuar mbi faktin se ky vendim mund të ketë ndikimin në komunitetet me shumicë serbe.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu