Lajçak, nga Beogradi në Prishtinë, në qendër të vizitës dialogu mes dy vendeve

Nga A2 CNN
28 Janar 2024, 21:26 | Politikë

Lajçak, nga Beogradi në Prishtinë, në qendër të

Mirolsav Lajçak, i dërguari i posaçëm për dialogun mes Kosovës e Serbisë, do të kryejë një vizitë në Beograd ditën e hënë dhe një ditë më pas do të udhëtojë për në Prishtinë.

Në Kosovë, Lajçak pritet të takohet me përfaqësuesit e institucioneve vendore, ndonëse akoma nuk ka konfirmim nëse do mbahet një takim në mes të tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin.

Ndërkohë, bëhet e ditur se tashmë është konfirmuar mbajtja e takimit me zëvendëskryeministrin njëkohësisht kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin.

Ndërkohë në Beograd është konfirmuar takimi me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu