Dinari, beteja e re politike? Presioni i ndërkombëtarëve dhe ndikimi në dialog

Nga Ideal Gola
25 Janar 2024, 20:10 | Politikë

Vendimi për të ndaluar qarkullimin e dinarit serb ka drejtuar sërish presionin ndërkombëtar nga Qeveria e Kosovës, duke kërkuar që ky vendim të shtyhet. Në Prishtinë, lëvizja shihet edhe si një përpjekje e kryeministrit Albin Kurti për të minimizuar dëmin e shkaktuar me marrëveshjen e fundit për themelimin e Asociacionit.

Ndalimi i qarkullimit të dinarit serb prej 1 shkurtit, përveçse vlerësohet si vendim pozitiv, shihet edhe si një veprim i kryeministrit Albin Kurti për të blerë kohë për të vonuar themelimin e Asociacionit. Shqetësues po konsiderohet fakti që Serbia dotë vijojë të financojë serbët e Kosovës në strukturat e tyre paralele.

“Kjo është edhe një betejë e Qeverisë së Kosovës për të minimizuar dëmin që ka bërë në veri, duke u mundur që vendimin e saj për të themeluar Asociacionin pa njohje nga Republika e Serbisë, tash ta minimizojë përmes veprimeve të tilla, por veprime të tilla nuk arrijnë ta nivelizojnë situatën”, thotë politologu Shkodran Ramadani.

Pavarësisht reagimit të Shteteve të Bashkuara që ky vendim për dinarin të rishikohet, nuk pritet që të ndryshojë diçka në tryezën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Këto vendime në fund të ditës nuk e ndryshojnë lojën, nuk janë faktor vendimtar sa i përket bilancit të marrëveshjes dhe dialogut Kosovë-Serbi”, shton Ramadani. Ndërkombëtarët i kërkuan Kosovës që të shtyjnë zbatimin e vendimit pasi konsiderojnë se do të ndikonte negativisht te serbët në Kosovë.

“Ndërkombëtarët tash e kanë çështje të ndjeshme komoditetin e serbëve të veriut dhe përveç prishjes së komoditetit, kjo marrëveshje nuk i sjell asgjë të dëmshme komunitetit serb, financimi do të vazhdojë, kështu që ndërkombëtarët nuk mund ta ekzagjerojnë këtë çështje”, thekson Ramadani. Serbia paguan në dinarë asistencat sociale, shtesat për një kategori shoqërore si dhe pagat e punonjësve në institucionet serbe në Kosovë. Prishtina zyrtare arsyetohet se me përdorimin e dinarit shkelet Kushtetuta, pasi në territorin e Kosovës përdoret një valutë e vetme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos