Zgjedhjet në Veri, Lista Serbe punon në hije, Kuvendi i Kosovës duhet të miratojë referendumet

Nga Tomorr Avdia
23 Janar 2024, 19:39 | Politikë

Tema e zgjedhjeve në Veri ka qenë edhe më e përfolura këto ditë pas lajmeve të prodhuara nga kancelaritë e mëdha ku në qendër është Kosova. Procesi që ne e kemi ndjekur me detaje tashmë ndodhet në momentin kur peticionet janë dorëzuar në kuvendet komunale.

Këto 4 komuna kanë për detyrë të verifikojnë numrin e pjesëmarrësve dhe pastaj ia dërgojnë KQZ-së, e cila bën edhe verifikimet ligjore. KQZ në Kosovë ka konfirmuar se deri më tani, vetëm Zubin Potoku ka dorëzuar nënshkrimet e mbledhura për shkarkimin e kryetarëve.

Po çfarë po ndodh në komunat e tjera? Ne kemi shkuar në Mitrovicën e Veriut duke intervistuar kryetarin e kuvendit komunal për të kuptuar se ku qëndron kleçka e bërjes ose jo të këtyre zgjedhjeve.

Si e keni parë këtë proces në tërësi?

Ky proces prej fillimit ka qenë destruktiv nga ana e grupit iniciues, sepse unë sipas udhëzimit administrativ dhe ligjshmërisë jam i obliguar për të respektuar ligjshmërinë e Republikës së Kosovës. Ata të parin hap konkret e kanë bërë që kanë njoftuar kryesuesin por unë e kam lyp që për regjistrimin ta marrë edhe përgjegjësinë grupi iniciues për atë hap konkret. Ata tanimë janë regjistruar përmes KQZ-së, por problemi është a janë regjistruar si subjekt politik. Është edhe problemi që sipas nenit 6 pika 5 përcakton ata janë të obliguar për të marrë pëlqimin nga Kuvendi komunal për shfrytëzimin e hapësirës publike. Ata s’kanë dashur, por kanë dash në mënyrë të parregullt, përmes vizitave shtëpiake dhe në rrugë me i mbledh. Unë ua kam ndaluar atë proces në atë ,mënyrë me mbledh për peticionin. Në terren që kemi parë e kemi dit se kush është në hije, mbas këtij peticioni. Është Lista Serbe dhe e kemi parë që po shkon në mënyrë të organizuar, mënyrë obligative.

Ju thatë që keni parë presion dhe kërcënime. Këtë presion dhe kërcënime a e ka ushtruar drejtpërdrejtë Lista Serbe?

Ata po përdorin, në çdo institucion i kanë njerëzit e vetë, i kanë aktivistet që punojnë në atë drejtim. Ajo është mënyra që përdorin që 10 vjet. Prej 2013 Lista Serbe ka dalë gale prej hijes dhe po kthehet si spektër publik në Republikën e Kosovës, për me marrë pjesë në zgjedhje pas shkarkimit të kryetarit.

Është një sfidë që pritet të zbatohet këtu, që është votimi për referendum. Referendumi është ligjërisht i ndaluar në Republikën e Kosovës. Si do të bëhet hapi tjetër pasi ta verifikojë KQZ-ja?

Sigurisht janë hapa juridike që KQZ do t’i drejtohet Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku aty do të aprovohet ligji për referendum dhe do ti drejtohet pas votimit Presidentes për nënshkrim dhe shpallje të referendumit.

Në bazë të ligjit thuhet që do të ketë 50 plus 1 votë përqind. A do të arrihet në komunën e Mitrovicës së Veriut kjo shumë, sasi e votuesve, pasi dihet që listat janë të mbushura, të pa pastruara?

Ajo punë është e KQZ, që duhet të punojë më shumë për pastrimin e listave, pasi dihet që 10 vjet po kapërcejmë në fazën e ndryshme të zgjedhjeve në procesin e pjesës veriore, ku po them që manipulohet, obligohet. Këtu në mënyrë demokratike që 10 vjet s’kanë qenë as zgjedhje as komision, ndaj normalizimi i zgjedhjeve varet nga KQZ.

 

A2 CNN Livestream

A2 Business