Bashkimi Europian e mirëpriti vendimin e Serbëve ne Kosovë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe kornizën ligjore për të mbledhur nënshkrime për peticionin e shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në Mitrovicën e veriut dhe Leposaviç.
Shefi i Zyrës së BE në Kosovë, Tomas Szunyog, u bëri thirrje autoriteteve lokale dhe qendrore që të mundësojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të nisur peticionin edhe në dy komunat e tjera në veri të Kosovës, Zveçan dhe Zubin Potok.
Mbajtja e shpejtë e zgjedhjeve të parakohshme lokale në veriun e Kosovës me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve mbetet vendimtare. Në Mitrovicën e Veriut dhe Leposavic mbledhja e nënshkrimeve për peticionin që kërkon shkarkimin e kryetarëve shqiptar, nisi më 17 janar.
Turma njerëzish iu drejtuan vendeve ku po mblidheshin nënshkrimet për peticionin, nën udhëheqjen e zyrtarëve të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve të Kosovës qe gëzon edhe mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Mbledhja e nënshkrimeve ka vijuar edhe më 18 janar, me serbët që pretendojnë se i kanë numrat e mjaftueshëm. Në mënyrë që peticioni të jetë i suksesshëm kërkohet që të mblidhen të paktën 20 për qind e nënshkrimeve nga numri i votuesve të regjistruar në komunat përkatëse.
Sipas KQZ në Mitrovicën e Veriut duhet të mblidhen të paktën 3.640 firma ndërsa në Leposavic, 2.689.NëseKQZ-ja konfirmon rezultatin e peticionit, më pas organizohet votimi për shkarkimin e kryetarit, që duhet të mbahet brenda 45 ditësh. (A2 Televizion)