Spanja përsërit qëndrimin se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, pavarësisht njohje së pasaportave. Ministri i jashtëm, Hoze Manuel Albares, duke folur për mediat vendase, nënvizoi se nuk do të vendosë pengesa në dialogun Prishtinë-Beograd dhe as për avancimin e tyre drejt Bashkimit Europian.
“Nuk mund të pretendojmë se Kosova nuk ekziston. Por kjo nuk do të thotë se ne e njohim sovranitetin e saj”, u shpreh ai.
Ministri spanjoll shtoi se Kosova si territor është brenda Ballkanit Perëndimor dhe merr pjesë në të gjitha samitet e BE-së me Ballkanin Perëndimor. Kjo vjen pas dyshimeve që u ngritën për një njohje të mundshme të pavarësisë së Kosovës nga Spanja, për shkak të zbutjes së qasjes lidhur me pasaportat. (A2 Televizion)