Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Zgjedhjet në komunat veriore, vetëm dy javë kohë për mbledhjen e nënshkrimeve

Nga Xhevahir Qardaku
10 Janar 2024, 16:43 | Politikë

Kanë mbetur më pak se dy javë kohë për të mbledhur nënshkrimet për largimin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, atë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit dhe Zubin Potokut. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, tha se rrjedhja e afatit ka nisur prej datës 22 dhjetor. Qytetarët e Zveçanit do të kenë më shumë kohë pasi fillimi i mbledhjes së nënshkrimeve ka nisur më vonë.

“Tashmë kemi katër grupe të qytetarëve në veri të vendit të cilët janë autorizuar për të mbledhur nënshkrimet. Nga informacionet që kemi nga kryesuesit e kuvendeve, të komunës të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, me datën 22 dhjetor janë takuar me qytetarë të cilët kanë iniciuar këtë proces dhe janë autorizuar si palët dhe nga data 22 fillon rrjedhja e afatit”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli