Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 82%
  • Ndikimi i shoqërisë 12%

Marrëveshja ushtarake Kosovë-Turqi, Kurti kërkon “bekimin” e presidentes 

Nga A2 CNN
10 Janar 2024, 11:54 | Politikë

Marrëveshja ushtarake Kosovë-Turqi, Kurti kërkon

Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për të kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhënien e autorizimit për nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë Ushtarake me Turqinë.

Kryeministri Albin Kurti, njoftoi se faza paraprake e nismës për lidhjen e marrëveshjes është miratuar në mbledhjen e 179-të të Qeverisë.

Ndërkaq ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tregoi para kabinetit se çka përmban kjo marrëveshje.

“Kjo marrëveshje përfshin shkëmbimin e personelit, materialeve, pajisjeve, informacionit dhe përvojës në këto fusha, stërvitje dhe edukim ushtarak, arsimim dhe kurse në shkolla ushtarake, shkëmbim i inteligjencës ushtarake, si dhe fusha të tjera me interes për të dyja palët”, tha ai.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu