Takohet me Vjosa Osmanin, Presidenti i RMV ikën në Kosovë në ditën vendimtare

Nga Xhevahir Qardaku
25 Janar 2024, 13:08 | Politikë

Në një ditë vendimtare për politikën e vendit të tij, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë.

Presidentja Vjosa Osmani, e priti homologun fqinj, me të cilin zhvilloi dhe një takim. Palët konfirmuan përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera.

“Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, sipas Presidentes Osmani, janë urë lidhëse ndërmjet të dy shteteve dhe shtyllë e stabilitetit, por edhe e procesit të integrimit europian të Maqedonisë së Veriut”, lexohet në një deklaratë të presidencës së Kosovës. Gjithashtu, Osmani tha se Kosova e meriton që të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Pendarovski do të takohet dhe me kryeministrin albin Kurti. Nuk pritet që palët të mbajnë një konferencë për shtyp.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi