Perëndimi nuk ka turp! Vulin: Ai e ka fajin që s’kemi asociacion, na duhet marrëveshje e re

Nga A2 CNN
31 Tetor 2024, 20:07 | Ballkani

Serbët gjithmonë mbijetojnë. Serbia i ka mbijetuar sulmeve, nga Gjermania naziste tek NATO, por ligji ndërkombëtar jo. Kështu u shpreh zëvendëskryeministri Aleksandër Vulin, në konferencën ndërkombëtare për sigurinë euroaziatike në Minsk të Bjellorusisë. Vulin, një nga zërat më antiperëndimorë në qeverinë e Beogradit, shpërtheu kundër zgjerimit të NATO-s në lindje, dhe fajësoi perëndimin për shkeljen e marrëveshjes se Brukselit dhe moskrijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

"Qytetërimit perëndimor nuk i vjen turp për asgjë, nuk kanë turp të gënjejnë, të zgjerojnë NATO-n në lindje. Ne do të jetonim në paqe sot nëse ata do ta mbanin fjalën dhe nuk do të zgjeroheshin në lindje. Është kaq e lehtë...11 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, ne ende nuk kemi një Asociacion të  Komunave Serbe dhe serbët nuk kanë asnjë të drejtë ndaj Kosovës”, ishin fjalët e tij.

Ai shtoi më tej se fuqitë e mëdha botërore duhet të tregojnë forcë dhe përgjegjësi për të bërë një marrëveshje të re historike, e cila do të zbatohej nga të gjithë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos