Sondazh: A kujdeseni për datat e skadencës së produkteve ushqimore?
  • Gjithmonë 69%
  • Rrallë 19%
  • Asnjëherë 13%

Turi ballkanik, presidentja e KE-së, Von der Leyen, prezanton planin e rritjes

Nga Rosalba Bejdo
30 Tetor 2023, 12:17 | Ballkani

Turi ballkanik, presidentja e KE-së, Von der Leyen, prezanton planin e

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nis turin e vizitave në Ballkanin Perëndimor për të prezantuar me detaje Planin e Rritjes për rajonin.

Mirëpo, zyrtarja nuk do të ndalet në Tiranë, pasi vizitoi Shqipërinë gjatë samitit për procesin e Berlinit, ku dha mesazhin e saj për projektin e ri europian. Von der Leyen, sot do të qëndrojë në Shkup, ndërsa nesër do të jetë në Prishtinë, ku do të zhvillojë takime me kryeministrin dhe presidenten.

Një ditë më pas, takimet e saj zhvendosen në Malin e Zi dhe në Serbi, ndërsa turin e vizitave katërditore i përmbyll në Bosnjë-Hercegovinë. Von der Leyen ka planifikuar takime me kryeministrat dhe presidentët e këtyre shteteve, por gjithashtu edhe konferenca për shtyp në secilën prej ndalesave.

 

A2 CNN Livestream

Dita jonë