Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, vendosi shpërndarjen e parlamentit dhe caktoi 17 dhjetorin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Vuçiç kishte afat deri më 2 nëntor për të shpallur zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare, ndërkohë që do të votohet dhe në 60 komuna, duke përfshirë Beogradin.
Vendimi i Vuçiç vjen pas kërkesës që qeveria serbe dërgoi në zyrën e Presidentit, ku kërkohej shpërndarja e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, duke i hapur rrugë formalisht caktimit të datës së zgjedhjeve.
Këto do të jenë zgjedhjet e treta me radhë në tre vjet e gjysmë në Serbi. (A2 Televizion)