Vuçiç merr premtime nga Macron, shefi i Elysse: Kosova një peng për të ardhmen

Nga A2 CNN
8 Prill 2024, 22:34 | Ballkani

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka marrë premtime pozitive nga aleati historik Franca për sa i përket interesimit serb për blerjen e 12 avionëve luftarak Rafale.

Në fjalimin me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Vuçiç i tha Macron edhe detyrimin që ka Serbia për të mbajtur plotësuar kërkesat franceze. 

"Ne kemi besim tek ju. Ju më premtuat disa gjëra të vogla dhe i përmbushët ato. Ju jeni një njeri i fjalës dhe unë ju besoj pa masë dhe do të bëj çmos që Serbia ta mbajë fjalën në të ardhmen", tha presidenti serb.

Vuçiç nuk la pa përmendur Kosovën dhe çështjen e dinarit serb. Për Aleksandar Vuçiç, dinari është çështje e mbijetesës së serbëve të Kosovës. Ai iu ankua Macron se pala kosovare nuk po e zgjidh ngërçin, ndërsa Beogradi sipas tij, i ka plotësuar të gjitha kërkesat e ndërkombëtarëve. 

“Unë kam qenë gjithmonë i hapur. Ju thatë që të dyja palët kanë bërë diçka, pra Beogradi dhe Prishtina. Por kjo nuk është e saktë. Njëra palë nuk ka bërë asgjë. Kosova ka mbajtur zgjedhje me pjesëmarrje prej 3.4 për qind. Nuk ka asnjë hetim ndaj atyre që qëlluan fëmijët tanë sepse kishin veshje të Krishtlindjeve. Çështja e dinarit është çështja e mbijetesës serbe në Kosovë dhe Metohi, ka pasur një marrëveshje që duhet të përmbushet, e cila nuk ka lëvizur nga ngërçi. Ngakarata e identiteti tek targat, Serbia i ka përmbushur të gjitha”.

Nga ana e tij, presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se Serbia duhet ta dijë se e ardhmja e saj është në BE. Për sa i përket Kosovës, Macron përmendi faktin se Kosova është një pretim dhe një peng për të ardhmen e rajonit, por sipas tij, marrëveshjet e arritura një vit më parë duhet të zbatohen. Macron shtoi se pjesëmarrësit në sulmin e Banjskës duhet të arrestohen.

“Çështja e Kosovës është një premtim dhe një peng për të ardhmen e rajonit dhe marrëveshjet e arritur një vit më parë, për të cilën të dyja palët u angazhuan duhet të realizohen. Franca do të sigurohet që çdo hap i asaj marrëveshjeje të përmbushet. Prishtina duhet të respektojë zotimet e saj, si dhe zgjedhjet të respektohen me legjitimitet të plotë demokratik, veçanërisht në komunat me popullsi kryesisht serbe”, u shpreh Macron.

 

Franca dhe Gjermania kanë ideuar Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën dy palët e pranuan në fund të shkurtit të 2023-tës në Bruksel ndërsa palët u pajtuan për aneksin për zbatimin e marrëveshjes në mars të të njëjtit vit, në Ohër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos