Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 46%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 4%
  • Asnjëherë 32%

Zhduket në Greqi 33-vjeçarja shqiptare, Emanuela, kishte thënë se do shkonte te mjeku për të kontrolluar plagën

Nga A2 CNN
24 Janar 2024, 10:40 | Ballkani

Zhduket në Greqi 33-vjeçarja shqiptare, Emanuela, kishte

Një 33-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila sipas informacioneve quhet Emmanuela B., dhe ka një kartë identiteti greke, rezulton e zhdukur prej 1 jave në Greqi. Ajo u zhduk në rrethana shumë të çuditshme më 17 janar pasi deklaroi se do të shkonte në Pagni për t’i parë mjekët një plagë në këmbë që kishte nevojë për ndërrim garze.

Ajo është zhdukur që atëherë, pavarësisht se dyshohet se kishte telefonuar familjen e saj më 21 janar dhe tha se do të kthehej atë mbrëmje. Por ajo nuk e ka bërë një gjë të tillë, ku familjarët e saj nuk kanë kontaktuar me të deri më 23 janar. Pas kësaj, babai i 33-vjeçares ka denoncuar të bijën si të zhdukur.

Sipas mediave greke, Emmanuela duket se nuk e ka bërë më parë këtë gjë dhe kjo sjellje shkakton shqetësim të fortë pasi pas telefonatës së fundit, celulari i saj mbetet i fikur. Zhdukja e saj u denoncua në Drejtorinë e Sigurisë Irakleo.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi