Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 64%
  • Jo 29%
  • Nuk më intereson 7%

Shkarkimi i kryetarëve shqiptarë, peticionin në Mitrovicë të veriut dhe Leposaviq, serbët: I kemi firmat!

Nga Xhevahir Qardaku
17 Janar 2024, 22:49 | Ballkani

Vrullshëm dhe në mënyrë të organizuar. Kështu nisi mbledhja e firmave për peticionin e shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në dy prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, Erden Atiq në Mitrovicën e Veriut dhe Lulzim Hetemi në Leposaviq, që dolën nga zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar. Organizatorët pretendojnë se firmat e nevojshme janë mbledhur.

“Dalja e qytetarëve është vërtetë e madhe dhe unë mendoj se ne që sot do të arrijmë të mbledhim gjithsej 3 mijë e 640 nënshkrime, sa është e nevojshme për ndërrimin e kryetarit, ndërsa supozoj se ky numër do të jetë edhe më i madh. Më duhet të përmendi se ne një gjë të tillë e kemi pritur një vit, për faktin se konsiderojmë se kryetari është jolegjitim, është zgjedhur në mënyrë joligjore, nuk përfaqëson votën e popullatës shumicë, por as të komuniteteve tjera që jetojnë në këtë hapësirë.”, thotë Sanja Kërtiniq, anëtare e grupit iniciues të peticionit.

Në të njëjtën linjë, të orientuar edhe nga Lista Serbe, shprehen dhe qytetarët që firmosën.

“Sot po nënshkruajmë peticionin për ndërrimin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës Veriore. Nuk duhej që të ishte aty, nuk është zgjedhur në mënyrë legjitime dhe nuk e ka përkrahjen e popullatës e cila jeton në veri të Mitrovicës.”, shprehet Bllazho Turkoviç, qytetar.

Serbët në veri janë mobilizuar përmes rrjeteve të ndryshme sociale duke bërë thirrje që të nënshkruhet peticioni. Pas mbledhjes së firmave, KQZ duhet të verifikojë nëse personat që kanë nënshkruar janë votues të regjistruar. Nëse edhe KQZ konfirmon se gjithçka është në rregull, atëherë i kërkohet presidentes Vjosa Osmani që të shpall zgjedhjet e parakohshme.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu