“Ushtria me detyrim, s’heqim dorë”, Vuçeviç: Marrëveshja me Kosovën e pamundur këtë vit

Nga Rosalba Bejdo
11 Janar 2024, 16:10 | Ballkani

Serbia nuk do të heqë dorë nga iniciativa e shërbimit të detyruar ushtarak. Megjithatë ministri i mbrojtjes Millosh Vuçeviç kujdeset të theksojë se kjo nuk është një thirrje për luftë, por një ndërgjegjësim mbi të gjitha aspektet e sigurisë së rrethanave gjendjes në vend, situatës në rajon dhe të ardhmes së Serbisë.

Ai theksoi se ende nuk dihet nëse shërbimi ushtarak, po qe se riaktivizohet, do të zgjasë 100 apo 120 ditë. Iniciativa për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak është iniciuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Serbe dhe i është dorëzuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 4 janar.

"Ne kemi dorëzuar një iniciativë zyrtare në kabinetin ushtarak të presidentit të shtetit. Do të dëgjojmë deklaratat e tij, pra bashkëpunëtorët e tij. Pas kësaj do të ketë një dëgjim publik. Instanca e fundit është Qeveria, d.m.th. Parlamenti”.

Duke folur për Kosovën ai tha se nuk është optimist që Beogradi dhe Prishtina do të arrijnë një marrëveshje deri në fund të vitit.  Sipas tij “nuk është realiste” që deri në fund të vitit të arrihet diçka që nuk është arritur me dekada.

Në intervistën për televizionin publik të Serbisë, ai theksoi se Serbia vijon të përballet me presion politik si për Kosovën ashtu edhe për marrëdhëniet me Rusinë. Ai parashikoi se muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë për vendin e tij.

“Periudhë jo e lehtë, mbi të gjitha, do të thosha në gjashtë muajt e ardhshëm - jo vetëm deri në fund të janarit Kosova dhe Metohia do të jetë tema dominuese”.

Vuçeviç e bëri të qartë se Beogradi do të jetë konstruktiv, duke mbrojtur interesat kombëtare, por duke i qëndruar gjithashtu besnik vijave të kuqe të përcaktuara qartë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024