Një tjetër tragjedi është regjistruar, mëngjesin e sotëm, në Levos, ku si pasojë e përmbytjes së një anije me emigrantë, kanë humbur jetën 3 persona. Ngjarja ndodhi pranë Agios Georgios Loutropolis Thermi.
Sipas informacioneve të para nga roja bregdetare, një person është dërguar në spital, tetë të tjerë janë gjetur në tokë në një zonë shkëmbore dhe nëntë të tjerë në një zonë malore.
Sipas mediave greke, anija me emigrantët e paligjshëm ishte nisur nga brigjet e Turqisë. Sipas dëshmive, në mjetin lundrues ndodheshin gjithsej 36 persona, ndërkohë që 15 emigrantë rezultojnë të zhdukur. (A2 Televizion)