Pas dhunimit brutal të liderit të opozitës serbe, Nikola Sanduloviç, familjarët e tij janë shprehur se ai ka mbetur pjesërisht i paralizuar nga sulmi. Ata më tej kanë deklaruar se Sanduloviç u mor nga shtëpia e tij më 3 janar, pasi kërkoi falje për krimet e kryera nga serbët, kundër shqiptarëve etnikë gjatë luftës së Kosovës dhe vizitoi varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
Vajza e Sanduloviçit, Karla u shpreh se babai i saj komunikon, por që është plotësisht i paralizuar në anën e djathtë. Ajo gjithashtu bëri thirrje që babai i saj të transferohej në një spital civil nga objekti ushtarak në Beograd ku ai mbahet.
Familja beson se Sanduloviç mund të jetë helmuar. Ndërkohë, avokatët kanë thënë se nuk mund të verifikojnë asgjë në lidhje me shëndetin e Sanduloviç-it apo sulmin, derisa ta çojnë atë në një objekt civil me qasje të plotë te mjekët dhe avokatët.
Sanduloviç u kritikua ashpër në mediat shtetërore, pasi ripostoi një video të vitit të kaluar në të cilën ai vizitoi varrin e Adem Jasharit, i cili u vra nga policia serbe në vitin 1998, së bashku me 57 anëtarë të familjes së tij gjatë luftës në Kosovë. (A2 Televizion)