Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 46%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 4%
  • Asnjëherë 32%

Godet deputeti Ivanoviç: Serbia është bërë shtet i vrasjeve politike

Nga Xhevahir Qardaku
16 Janar 2024, 16:33 | Ballkani

“Serbia është bërë shtet i vrasjeve politike”. Deklarata e fortë erdhi nga deputeti opozitar në serbi, Borisllav Novakoviç, teksa u shënua përvjetori i gjashtë i vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviç.

Në një ceremoni përkujtimore pranë zyrës ku Ivanovic u vra në Mitrovicën e Veriut, familjarë, miq, politikanë lokale e qytetarë ndezën qirinj në homazh të tij.

Nakovic, nga Lëvizja popullore serbe tha se Serbia nuk mund të jetë shtet i civilizuar, derisa këto vrasje mbeten të pazgjidhura dhe derisa vazhdojnë të ekzistojnë rrethanat për krime të tilla.

Sakaq, Sërxhan Millivojeviç, deputet në Kuvendin e Serbisë nga Partia Demokratike, kërkoi formimin e një Këshilli që do të hetonte rrethanat e vrasjes së Ivanovic, dicka që regjimi i Vuçicit nuk e lejoi kurrë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi