Sulm me thikë në Tel Aviv, ekzekutohet autori

Nga A2 CNN
22 Janar 2025, 07:38 | Bota

Sulm me thikë në Tel Aviv, ekzekutohet autori

Katër persona u plagosën në një sulm me thikë që ndodhi në Tel Aviv, ku autori i sulmit, një 29-vjeçar nga Maroku, u qëllua për vdekje nga policia. Ngjarja po hetohet si një sulm terrorist.

Sulmuesi ka goditur viktimat në dy lokacione të ndryshme: në rrugën Nahalat Binyamin dhe më pas në rrugën Kalisher, e cila ndodhet pak më larg.

Informacionet tregojnë se autori është Abdelaziz Kadi, një shtetas 29-vjeçar nga Maroku, i cili kishte një kartë jeshile amerikane për qëndrim të përhershëm në SHBA. Ai kishte mbërritur në Izrael më 18 janar me një vizë turistike.

Policia është duke zhvilluar hetime për të sqaruar motivet e sulmit dhe për të identifikuar lidhjet e mundshme të autorit me grupe terroriste.

Kjo ngjarje ka tronditur qytetin, dhe autoritetet janë në gatishmëri të lartë për të garantuar sigurinë e qytetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos