Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës pranë kullës Eiffel në Paris. BBC shkruan se një shtetas gjerman dhe dy persona të tjerë, një prej të cilëve britanik, kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë.
Autoritetet franceze kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga një 26-vjeçar të dyshuar si autor të këtij sulmi. Prokurori Jean-François Ricard tha se personi i arrestuar është Armand R, i cili ka lindur në Francë me prindër nga Irani. Sipas tij, ai ishte një mbështetës i ISIS dhe këtë e kishte treguar me anë të një postimi së fundmi në rrjetet sociale.
Sipas policisë, ai ishte liruar nga burgu në vitin 2020 pasi kishte kryer dënimin prej 4 vitesh, pasi kishte planifikuar një sulm terrorist. Pas daljes nga burgu, ai kishte shfaqur probleme psikike dhe trajtohej për këtë problem.
Ministri i Brendshëm i Francës Gérald Darmanin tha se viktima ishte një turist gjerman, i cili në momentin e sulmit ishte së bashku me bashkëshorten e tij, e cila është shpëtuar pas ndërhyrjes së një shoferi taksie, ndërsa autori është larguan në anën tjetër të lumit Sena aty ku sulmoi edhe dy persona të tjerë. (A2 Televizion)