Tërmet në Sarajevë, banorët braktisin shtëpitë

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2024, 10:34 | Bota

Tërmet në Sarajevë, banorët braktisin shtëpitë

Një tërmet relativisht i fortë është regjistruar, në orët e para të mëngjesit në Sarajevë. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 09:20. Sipas informacioneve të para, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua 17 kilometra në veri të Sarajevës, në një thellësi prej gjashtë kilometrash.

Qytetarët e Sarajevës dhe rrethinave të saj kanë thënë se tërmeti është ndjerë fuqishëm dhe ka zgjatur për disa sekonda. Për momentin nuk ka informacione për dëme materiale.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli