Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Blinin bukë dhe kokainë, 9 të arrestuar në Itali

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2024, 08:20 | Bota

Blinin bukë dhe kokainë, 9 të arrestuar në Itali

9 persona ranë në prangat e policisë italiane, gjatë një operacioni të kryer nga mbi njëqind karabinierë të komandës provinciale të Katanias, me mbështetjen e departamenteve të specializuara, në provincat e kryeqytetit Etna dhe Reggio Calabria.

Personat akuzohen për lloje të ndryshme të veprave penale të lidhura me trafikun e drogës. Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit për tetë të dyshuar dhe një në arrest shtëpiak.

Shitja e drogës bëhej si në mënyrë "shëtitëse", me "porosi" përmes telefonit dhe të dorëzuara në adresë apo edhe në shtëpitë e shitësve, ku kryej shitja dhe konsumimi i lëndës narkotike.

Një nga narkotrafikantët, i cili është bukëpjekës, e përdorte furrën e tij si “mbulesë” dhe “bazë logjistike” për veprimtarinë e paligjshme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani