Rusia njofton marrjen e Avdiivka, Putin: Ajo që ndodh në Ukrainë është çështje jetë a vdekje për ne

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2024, 09:13 | Bota

Rusia njofton marrjen e Avdiivka, Putin: Ajo që ndodh në Ukrainë

Gjithçka që ndodh në Ukrainë është për Rusinë "çështje jetë a vdekje" dhe ka të bëjë me fatin e vendit, ndërsa për Perëndimin është vetëm çështje pozicioni taktik. Kështu u shpreh presidenti rus Vladimir Putin, duke komentuar një pjesë nga intervista e tij e fundit me gazetarin amerikan Tucker Carlson.

Ndërkohë forcat ruse kanë marrë kontrollin e plotë të qytetit ukrainas Avdiivka. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu i tha Kremlinit se forcat ruse po punojnë tani për të eliminuar xhepat e fundit të rezistencës në fabrikën kimike Avdiivka. Videot në mediat sociale treguan ushtarë që ngrinin flamurin rus në një nga ndërtesat e uzinës.

Mediat ruse bëjnë të ditur se presidenti rus Vladimir Putin uroi forcat e armatosura për një "fitore të rëndësishme" të arritur në qytetin lindor të Ukrainës Avdiïvka, pasi u informua për fushatën ushtarake nga ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu.

Avdiivka, e cila kishte një popullsi të paraluftës prej rreth 32,000 dhe quhet Avdeyevka nga rusët, u pushtua shkurtimisht në vitin 2014 nga separatistët e mbështetur nga Moska, të cilët kapën një pjesë të Ukrainës lindore, por u rimorën nga trupat ukrainase që ndërtuan fortifikime të gjera.

Avdiivka ndodhet në rajonin industrial të Donbasit, 15 km në veri të qytetit të Donetskut të pushtuar nga Rusia. Para luftës, fabrika e saj e koksit të epokës sovjetike ishte një nga më të mëdhatë në Evropë. Ky është çelësi i synimit të Rusisë për të siguruar kontrollin e plotë të dy provincave lindore "Donbas" - Donetsk dhe Luhansk. Këto janë ndër katër rajonet e Ukrainës që Rusia thotë se ka aneksuar, por nuk i kontrollon plotësisht.

A2 CNN Livestream

Dita jonë