''Duhet të vritet nga njerëzit afër tij”, Zelensky: Putin lufton për një të ardhme katastrofike

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2024, 14:47 | Bota

Putini ka vetëm dy opsione: Të përfundojë në Hagë (në Gjykatën Penale Ndërkombëtare) ose të vritet nga një prej njerëzve përreth tij që tani po vrasin për të. Këto janë fjalët e Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Sipas Zelensky-t, Putin lufton për një të ardhme katastrofike, madje edhe për kombet e tjera. Ai kërkoi më shumë bashkëpunim nga vendet perëndimore, të mbyllin atë që ai e karakterizoi si një mungesë "artificiale" të armëve që po forconte pozicionin e forcave të presidentit rus Vladimir Putin në fushën e betejës.

Zelensky tha se dërgimi i paketave shtesë të armëve dhe mbrojtjes ajrore në Ukrainë ishte gjëja më e rëndësishme që aleatët e saj mund të bënin tani. ‘Mos e pyesni Ukrainën se kur do të përfundojë lufta. Pyesni veten, pse Putini është ende në gjendje ta vazhdojë atë’, përfundoi Zelensky.

A2 CNN Livestream

Dita jonë