Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Vdekja e Navalny, protesta dhe homazhe në mbarë botën: Putini në Hagë

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2024, 09:28 | Bota

Vdekja e Alexei Navalny, kritikut të Kremlinit, në një burg rus ka nxitur protesta dhe homazhe në mbarë botën.

Mbështetësit e aktivistit 47-vjeçar u mblodhën jashtë ambasadave ruse dhe vendeve të tjera në qytetet kryesore anembanë globit, duke përfshirë Londrën, Parisin, Gjenevën dhe Nju Jorkun. Në Berlin, turma të mëdha bërtisnin "Putini në Hagë" dhe jashtë ambasadës së Rusisë në Londër, protestuesit mbanin pankarta ku thuhej "Navalny është heroi ynë".

Më shumë se 100 njerëz qëndruan para Kombeve të Bashkuara në Gjenevë ku mbajtën nw duar portretet e Navalny dhe vendosën lule.

Protesta pati edhe në Rusi. Imazhet në mediat sociale treguan grupe njerëzish që vendosnin lule në memorialet e improvizuara në Moskë dhe Shën Petersburg. Më shumë se 100 persona raportohet se janë arrestuar në qytetet ruse.

Navalny ishte në burg që nga viti 2021 me akuza të konsideruara gjerësisht si të motivuara politikisht.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani