Forcat speciale izraelite vijojnë të jenë brenda spitalit Nasser në Gaza, ndërsa operacionin kundër Hamasit është intensifikuar. Lajmi është bërë i ditur nga ushtria izraelite, citon BBC.
Izraeli nisi atë që e përshkroi si një "mision të saktë dhe të kufizuar" duke shkaktuar dëme të mëdha.
Ushtria thotë se ka kapur "dhjetëra persona të dyshuar për terrorizëm". Hamasi e hodhi poshtë pretendimin si "të rreme". Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi raportoi se pesë persona kishin vdekur në spital, i cili është në qytetin Khan Younis, pasi gjeneratorët e energjisë elektrike u prishën dhe oksigjeni nuk mund të sigurohej.
Nasser, i cili është spitali kryesor në Gazën jugore, është një nga të paktët që ende funksionon dhe ka qenë skena e luftimeve intensive midis forcave izraelite dhe Hamasit për ditë të tëra.
Të mërkurën, Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) urdhëruan mijëra njerëz të zhvendosur që ishin strehuar atje të largoheshin. Tarik Jasareviç, zëdhënës i OBSH-së, tha se tani kishte raporte se njësia ortopedike ishte dëmtuar.
Imazhe të publikuar nga Reuters dhe BBC, shfaqin stafin mjekësor duke marrë pacientët me barela përmes një korridori të mbushur me tym dhe pluhur. (A2 Televizion)