Bashkimi Europian konsideron regjimin e Vladimir Putinit si përgjegjësin e vetëm të vdekjes tragjike të Navalnit.
Këtë e tha presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Përmes një postimi në rrjetin social X, Michel theksoi se Navalni kishte luftuar për vlerat e lirisë dhe demokracinë, dhe se u sakrifikua për idealet e tij.
Të tronditur për vdekjen e Navalnit u shprehën edhe një sërë liderësh perëndimore, përfshirë kancelarin gjerman Olaf Scholz që tha se 47-vjeçari kishte paguar me jetën, guximin e tij.
Kryeministri britanik Rishi Sunak e cilësoi këtë si një lajm të tmerrshëm, dhe tha se Navalni kishte treguar kurajo të jashtëzakonshme përgjatë jetës së tij.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenber u shpreh i hidhëruar prej raportimeve qe vinin nga Rusia. Ndërsa presidenti Volodimir Zelensky tha se nuk kishte asnjë dyshim se Navalni ishte vrarë nga Putini. (A2 Televizion)