Shi krimbash mbi kokat e pasagjerëve, avioni detyrohet të kthehet pas

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2024, 12:19 | Bota

Shi krimbash mbi kokat e pasagjerëve, avioni detyrohet të kthehet pas

Pasagjerët që udhëtonin nga Amsterdami drejt Detroit në Shtetet e Bashkuara janë përballur me një përvojë të tmerrshme gjatë fluturimit. Vetëm një orë pas ngritjes, fluturimi i tyre u kthye në makth, kur një grup krimbash filluan të binin si shi mbi kokat e njerëzve në bord. Shkaku ishte prej disa peshqve të kalbur që një pasagjer i kishte mbështjellë me gazetë dhe i kishte vendosur në bagazhin e dorës.

Kur stjuardesat gjurmuan burimin e problemit, burri përgjegjës u befasua nga reagimi i neveritshëm i shoqëruesve të tjerë të udhëtimit.

Piloti njoftoi se fluturimi do të kthehej në aeroportin Schiphol të Amsterdamit dhe kompania u kërkoi falje pasagjerëve, të cilët hipën në fluturimin e parë të disponueshëm. Ndërsa avioni u nxor përkohësisht jashtë shërbimit, derisa u pastrua.

 

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu