Një sasi kokaine me vlerë 7.3 milionë dollarë është sekuestruar nga policia kombëtare e Ekuadorit në kantonin El Guabo të provincës El Oro.
Policia gjeti 122 pako me kokainë, ku disa prej tyre janë të ambalazhuara me flamurin e Shqipërisë. Një 37-vjeçar i identifikuar si Jonathan M. u arrestua pasi transportonte drogën me një kamion.
Agjentët vunë re qëndrimin e dyshimtë të drejtuesve të dy kamionëve dhe një furgoni gjatë operacioneve, duke i ndalur ata.
Shoferët i injoruan urdhrat dhe nxituan të largoheshin, por gjatë tentativës për arratisje, një nga kamionët u përplas me një fabrikë bananesh dhe shoferi ia mbathi mes plantacioneve.
????#EnVivo????#Machala ????????#Policía Nacional presenta la aprehensión de un ciudadano que transportaba en un camión 125 bloques de droga en el Distrito #ElGuabo. pic.twitter.com/K5WC8D9ZER
— Diario Opinión (@diariopinion) February 15, 2024
Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën thasë me paketime droge që mbartnin shenjën “JP” dhe logon e mafias shqiptare.
Koloneli Juan Carlos Mafla, shefi i policisë së El Oro tha për mediat se kokaina e sekuestruar do të dërgohej në Evropë. (A2 Televizion)