Rusët një hap larg Kievit! Trupat ukrainase tërhiqen nga Avdiivka

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2024, 14:40 | Bota

Ushtria ukrainase ka njoftuar tërheqjen e forcave të tyre nga Avdiivka, një qytet kyç i cili muajt e fundit u bë një nga betejat më të ashpra në frontin lindor. Lëvizja pasoi intensifikimin e sulmeve të Moskës në zonë, pasi Rusia e goditi atë me sulme ajrore dhe artileri dhe dërgoi valë sulmesh tokësore nga automjetet e blinduara dhe ushtarët.

Avdiivka shënon fitoren më të madh për Moskën që kur pushtoi qytetin e Bakhmut vitin e kaluar dhe është një tregues se lufta është kthyer në favor të Putinit. Ndërkohë, Ukraina përballet me presion të ri në frontin lindor, i shoqëruar nga mungesa e municioneve dhe fuqisë punëtore.

Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vendimi për t'u tërhequr nga Avdiivka ishte marrë për të "shpëtuar jetën e ushtarëve tanë".

Zelenski u shpreh se, për të mos u rrethuar, u vendos që të tërhiqemi në linja të tjera. Kjo nuk do të thotë që njerëzit u tërhoqën disa kilometra dhe Rusia kapi diçka, nuk kapi asgjë, theksoi ai. Avdiivka ka qenë në vijën e parë që kur luftëtarët e mbështetur nga Rusia kapën pjesë të mëdha të rajonit të Donbasit, duke përfshirë qytetin e afërt të Donetsk, në vitin 2014. Humbja e Avdiivkës është një goditje e fortë për Ukrainën.

Një kundërofensivë e nisur muaj më parë që synonte të rifitonte një territor të konsiderueshëm ka dështuar dhe vendi po sheh shenja se dikur mbështetja e fortë nga Perëndimi po pakësohet, jo më pak nga aleati i tij kryesor, SHBA. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos