Dy të burgosur për krime të ndryshme janë arratisur këtë të shtunë nga burgu i Tranit në Itali.
Bëhet fjalë për dy emigrantë me origjinë nga Maroku , të dënuar për krime kundër pronës dhe personave, të cilët teksa ndodheshin në zonën e ajrimit u ngjitën mbi murin e pasmë të strukturës për të kaluar në anën tjetër. Më pas ata ikën me vrap për t’u fshehur në fshatrat përreth.
Njëri prej tyre, 24-vjeçari Marwan Bassim , u kap nga forcat e rendit në stacionin Barletta . Tashmë kërkimet vazhdojnë për të gjetur të arratisurin tjetër, 29-vjeçarin Abdalake El Kadhir .
(A2 Televizion)