13 tërmete në pak minuta nxjerrin banorët të tmerruar

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2024, 21:13 | Bota

13 tërmete në pak minuta nxjerrin banorët të tmerruar

13 lëkundje sizmike në pak minuta janë regjistruar në Kaliforni sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.

Tërmeti i parë u regjistrua pak pas mesnatës në veriperëndimin e El Centro, një qytet në rajonin kufitar jugor dhe kishte një magnitudë 4.8 Rihter.

Zona u godit me një pasgoditje 4.5 vetëm gjashtë minuta më vonë, e cila u pasua më pas nga një seri lëkundjesh më të vogla, me origjinë në perëndim të Detit Salton.

Tërmetet kanë shkaktuar panik te banorët, një pjesë e të cilëve zgjodhi të kalojë natën jashtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos