Sondazh: A duhet të zbatohet leja menstruale në Shqipëri?
  • Po 68%
  • Jo 27%
  • Nuk e di 5%

15 të vrarë dhe mbi 60 të plagosur nga sulmi i autoambulancave, MSH e Palestinës: Ishin civilë, jo njerëz të Hamasit

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2023, 11:46 | Bota

15 të vrarë dhe mbi 60 të plagosur nga sulmi i autoambulancave,

Të paktën 15 civilë të vrarë dhe mbi 60 të tjerë të plagosur është bilanci i sulmit mbi një autokolonë ambulancash në Gaza, sipas Kryqit të Kuq të Palestinës.

Sulmi u mor përsipër nga forcat izraelite të Mbrojtjes me argumentin se autoambulancat po përdoreshin për të transportuar terroristë dhe armë nga Hamasi.

Deklaratat e bëra nga pala izraelite janë hedhur poshtë nga ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila drejtohet nga Hamasi.

Sipas ministrisë, nga raketat u goditën dy autoambulanca.

“Ambulanca e parë u godit në afërsi të rrethrrotullimit të Ansarit, duke plagosur rëndë një mjek dhe shoferin e autoambulancës. Sulmi i dytë ndodhi kur autokolona mbërriti në hyrje të kompleksit mjekësor Al-Shifa,” thuhet në deklaratë.

Sipas raportimeve, autokolona po transportonte të plagosur drejt pikës kufitare Rafah, por ishte kthyer rreth 4 km nga spitali sepse rruga ishte e bllokuar me rrënoja. Ndërsa, sipas Izraelit, në sulmin e të premtes u vranë një numër militantësh të Hamasit.

Ditari A2 CNN