195 palestinezë të vdekur në kampin e refugjatëve, ushtria izraelite “eliminon” dhjetëra militantë

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2023, 07:49 | Bota

195 palestinezë të vdekur në kampin e refugjatëve, ushtria

Janë më shumë se 195 palestinezë që kanë humbur jetën në kampin e refugjatëve në Jabalia, si pasojë e sulmeve të fundit të ushtrisë izraelite, gjatë dy ditëve të fundit.

Përditësimi vjen nga një zyrë shtypi në Gaza që është tashmë nën kontrollin e grupit terrorist të Hamasit.

120 persona të tjerë dyshohet të jenë ende nën rrënoja, teksa 777 kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi, që hapi një krater të madh në mes të kampit të refugjatëve, i cili sipas ushtrisë izraelite ishte një bazë e mbushur me terroristë.

Ndërkohë, ushtria izraelite hyri brenda territorit të Gazës, mbrëmjen e së mërkurës, ku nga sa bën me dije ka hasur në rezistencën e dhjetëra militantëve, një pjesë e madhe e të cilëve u ekzekutuan.

“Po vijojmë operacionin tonë për të shkatërruar infrastrukturën e terrorit. Ushtarët tanë u përballën me një numër të madh celulash terroriste në Rripin e Gazës dhe ekzekutuan dhjetëra militantë”, shkruhet në komunikatën e ushtrisë.

Mësohet se në këtë mësymje, ushtria e Izraelit u mbështet nga tanke, artileria e rëndë, helikopterë dhe një anije.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni