2023, viti më i nxehtë në histori për ndotësin më të madh në botë

Nga A2 CNN
5 Janar 2024, 14:42 | Bota

2023, viti më i nxehtë në histori për ndotësin më

Viti që lamë pas ishte më i nxehti për Kinën, sipas raportimeve të medias shtetërore.

Ndotësi më i madh në botë është përballur në 2023-in me një seri valësh ekstreme të të nxehtit dhe fenomene të tjera ekstreme të motit të nxitura nga kriza klimatike e shkaktuar nga njerëzit.

Rekordet ditore dhe mujore të temperaturave u thyen në mënyrë të përsëritur përgjatë vitit. Ngrohja e jashtëzakonshme e Kinës i bëri jehonë tendencave globale, teksa shkencëtarët konfirmuan se viti 2023 do të jetë zyrtarisht viti më i nxehtë i regjistruar, rezultat i efekteve të kombinuara të El Niño-s dhe ndryshimeve klimatike.

Temperatura mesatare në Kinë vitin e kaluar ishte 10.7 gradë Celsius, më e larta që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1961, sipas Qendrës Kombëtare të Klimës.

Kështu, 2023 thyen rekordin e mëparshëm prej 10.5°C të vendosur në vitin 2021. Në të gjithë vendin, 127 stacione meteorologjike regjistruan temperatura rekord ditore apo edhe mujore.

Nga ana tjetër, Kina regjistroi gjithashtu edhe temperatura të ulëta rekord më 22 janar, kur termometri në qytetin Jintao në Mohe, provinca verilindore Heilongjiang shënoi -53°C. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos